Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt me platformë online për evidentimin e personave të kthyer nga shtetet perendimore

2020/03/20 - 3:31

Më qëllim të evidentimit të saktë të qytetarëve të Skenderajt që janë kthyer nga shtetet e tjera në Kosovë, këto dy javët e fundit, Komuna e Skenderajt ka lancuar platformën online, përmes së cilës qytetarët mund të dërgojnë të dhënat e tyre, në atë mënyrë që atyre t`iu ofrohen shërbime shëndetësore të shpejta, për gjithë ata që janë të prekur më COVID-19.

Kjo platformë është krijuar në mënyrë vullnetare nga Betim Dajaku e Mexhit Durmishi, të cilët kanë ofruar këtë shërbim pa pagesë për t`i ndihmuar qytetarët e komunës sonë.

Pa panik, por me kujdes të shtuar!

www.komunaskenderaj.com/