Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Kompanin “Agro Bora” për projektin Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale varieteti Senga Sengana

2018/06/11 - 2:49

Sot, Komuna e Skenderajt ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompanin “Agro Bora” dhe ndërmjetësues USAID, për projektin “Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale varieteti Senga Sengana në sipërfaqe prej 6.0 ha, në Komunën e Skenderajt”

Me këtë marrëveshje kompania “Agro Bora” do t‘i sigurojë fidanet e dredhëses industriale të varietetit Senga Sengana, mbështetje kjo nga Programi AGRO USAID, si dhe fermerët do të participojnë me 0.04€ për fidan. Këto fidane do të shpërndahen tek fermerët e përzgjedhur për një sipërfaqe prej 6.0 ha.

Ndërsa Komuna e Skenderajt do të financojë sistemin e ujitjes pikë-pikë, dhe fermerët do t’i mbulojnë shpenzimet për folinë e zezë (mulçërimin).

Përmes këtij memorandumi do të mbështeten fermerët në rajonin e Skenderajt duke pasur parasysh potencialin e lartë që ka dredhëza në rritjen dhe zhvillimin e ekonomive familjare, krijimit të punësimit dhe rritjes së shitjeve përmes eksportit.