Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt publikon kontratat publike

2018/08/09 - 2:27

Komuna e Skenderajt ka bërë një hap tjetër drejt rritjes së transparencës dhe forcimit të besimit qytetarë ndaj institucioneve lokale në Skenderaj, duke publikuar për herë të parë kontratat publike, me operatorë ekonomik, për aktivitete publike të zhvilluara gjatë mandatit të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.

Këto kontrata të nënshkruara janë të shërbimeve dhe mallrave, kurse kontratat për projektet kapitale, do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim, sapo të kryhen procedurat ligjore dhe të nënshkruhen nga autoriteti.

Prej sot, qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin në mënyrë të hapur dhe kaq transparente shpenzimin e parasë publike.