Republika e Kosoves

Skënderaj

Komuna e Skenderajt shpallë sportistin me të mirë për vitin 2020

2021/01/08 - 9:37

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, sot ka mbajtur manifestimin për zgjedhjen e sportistëve me të dalluar të vitit 2020.

Në këtë ngjarje mori pjesë nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Abdyl Ymeri, klubet sportive si dhe zyrtarë komunal.

Çmimi sportisti me i mirë i vitit 2020 u nda nga nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, për volejbollisten e klubit “ KV Skenderaj”, Ardiana Krasniqi.

Kurse Klubi më i mirë për vitin 2020 u zgjodh Klubi i volejbollit të femrave si dhe njëkohësisht trajneri i këtij klubi Yll Kadriu, u zgjodh trajneri i vitit që lamë pas.

Para të pranishmeve, drejtori Ymeri, falënderoi sportistet e Skenderajt si dhe trajnerët për kontributin e dhënë për zhvillimin e sportit të komunës, me ç`rast edhe ndau mirënjohje për 11-shën e sportistëve më të mirë, të cilët janë renditur në këtë mënyrë:

11. Valton Dervishi, për rezultatin dhe përformancën e treguar në Klubin e Futbollit “Runik Junajted”
10. Rubin Mehmeti, për rezultatin dhe përformancen e treguar në Klubin e Mundjes “Rinia”
9. Gëzim Behrami, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Basketbollit “Sfera”
8. Diellon Aliçkaj, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Shigjetarisë dhe Shenjtarisë “Prroni i Keq”
7. Diar Deliu, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Futbollit “Perparimi”
6. Adelina Teraku, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Basketbollit “Sfera”
5.Marigona Dajku, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Shiqgjetarisë dhe Shenjtarisë “Prroni i Keq”
4. Ndriqim Dajaku, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Volejbollit “Drenica”
3.Besart Mehmeti, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Futbollit “drenica Futsal”
2. Arion Ymeri, për rezultatet dhe përformancen e treguar në Klubin e Futbollit “Drenica”

Në këtë ngjarje mirënjohje u ndanë edhe për sportistet të cilët nuk janë me në jetë por që dhanë një kontribut të patjetërsueshëm në zhvillimin e sportit, ku mirënjohjet për dy sportistet Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti, i pranuan familjaret e tyre.

Drejtoria për Kulturë ashtu sikur vitet e kaluara ndau mirënjohje edhe për veteranin e futbollit, ku me këtë mirënjohje u nderua Kadri Rreci.