Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Bekim Jashari zhvillon takim me ministrin Skender Reçica, flasin për projektin e dedikuar për familjet e dëshmorëve

2020/09/09 - 11:33

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është takuar sot me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me cilin ka biseduar rreth projekteve të përbashkëta mes komunës dhe kësaj ministrie.

Kryetari Jashari, në këtë takim kërkoi nga ministri Reçica që të ndahet buxhet për vitin 2021 për përfundimin e objektit “U” i dedikuar për familjet e dëshmorëve të komunës, projekt ky të cilin niveli qendror e ka neglizhuar me vite të tëra.

Ministri Reçica u zotua që do të mbështes këtë projekt, në mënyrë që të përfundojë vitin e ardhshëm.