Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kujton dhe nderon veprimtarin Adem Demaçi

2020/07/26 - 8:19

Sot, në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka kujtuar dhe nderuar   jetën dhe vepren madheshtore për Liri e Pavarësi të veprimtarit, simbolit të rezistencës e ideatorit tonë.

“Kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme”, tha Kryetari Jashari.

Jashari theksoi se Demaçi si një hiperintelektual, mësues i shoqërisë, kritik funksional e largëpamës do të mbetet i paharruar në zemrat tona.

Kryetari Jashari tha se ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re.

“Baca Adem, edhe sot po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave të shumta që kemi para nesh.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikove shumë”, ka shkruar Kryetari Jashari.