Republika e Kosoves

Skënderaj

Vizitë Mbështetëse e Kryetarit dhe Drejtorit në Shkollat e Qytetit për Vitin e Ri Shkollor

2024/09/05 - 8:54

Sot, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me drejtorin e Arsimit, Kastriot Duraku, vizituan disa prej shkollave të komunës për të uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm.
Vizita e tij u fokusua në motivimin e nxënësve për një angazhim të plotë në mësime dhe për të shprehur mbështetjen e plotë të komunës për sektorin e arsimit. Gjatë vizitës, kryetari Nura pati mundësinë të bashkëbisedojë me nxënësit dhe mësimdhënësit, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit në procesin mësimor dhe rëndësinë që ka arsimi cilësor për të ardhmen e komunës.
Nxënësit dhe stafi arsimor e pritën me entuziazëm vizitën e kryetarit, duke shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe jetës shkollore në Skenderaj.
Ky vit shkollor fillon me energji të reja dhe pritshmëri të larta, ndërsa komuna e Skenderajt zotohet për të qëndruar pranë shkollave dhe për t’i mbështetur ato në çdo hap.