Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur sot në Prekaz një delegacion të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2022/07/11 - 9:32

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur sot në Prekaz një delegacion të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Kryeprokurori i Përgjithshëm i Teksasit, z.Ken Paxton me bashkëshorten e tij, Senatoren e Shtetit, znj.Angela Paxton, biznesmenin z.James Frinzi dhe kryetarin e Koalicionit Republikan për Kosovën z.Senton Kaçaniku.
Ata kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të heronjve të Jasharëve, ku miqtë amerikan folën me kryetarin Nura mbi ngjashmëritë mes rezistencës shqiptare në Prekaz dhe rezistencës amerikane në Alamo të Teksasit.
Pas homazheve, kryetari Nura i ka ftuar në një drekë pune, për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.