Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Republikën e Kosovës, Hajrulla Çeku

2022/09/02 - 9:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe zyrtarë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Republikën e Kosovës, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar për projektet e përfunduara, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të realizimit të projekteve të reja.
Kryetari Nura ka falënderuar ministrin Çeku për vizitën e tij në Skenderaj dhe për bashkëpunimin që ministria në fjalë i ka ofruar Komunës sa i takon projekteve dhe aktiviteteve kulturore.
Është diskutuar për Kullën e Shaban Mangjollit dhe Xhaminë në fshatin Burojë, të cilat shumë shpejt do të finalizohen si projekte kapitale, kurse salla e sportit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” do të rinovohet për t’u shndërruar në sallë të gjimnastikës. Në takim u zotua se do të realizohen edhe projektet e muzeut komunal dhe i bibliotekës së qytetit.