Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati

2022/01/14 - 2:26

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati me bashkëpunëtorë, në të cilin takim ishte i pranishëm edhe deputeti në Parlamentin e Kosovës, Mergim Lushtaku.
Kryetari Nura dhe humanisti Kastrati, që është edhe Qytetar Nderi i Skenderajt, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur Komuna e Skenderajt me Shoqatën Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, e cila bashkë me bashkatdhetarë dhe donatorë, u kanë zgjidhur çështjen e banimit qindra familjeve me gjendje të rëndë sociale e ekonomike.
Gjatë takimit është pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me projekte dhe aktivitete humanitare, që kanë për qëllim ndërtimin e shtëpive të reja për rastet e nevojshme.
Kryetari Nura me këtë rast i ka dhënë Kastratit mirënjohje zyrtare, me motivacionin për kontribut në çështje të humanizmit.