Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari bënë homazhe tek varret e dëshmorëve Ajet Gjinofci dhe Shaban Shabani

2021/03/31 - 3:37

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, bënë homazhe e vendosen lule tek varret e dëshmorëve, Ajet Gjinofci në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe Shaban Shabani, në Aqarevë.

Me këtë rast Jashari vlerësoi lartë jetën dhe veprën e tyre heroike ku deklaroi se na mbetet obligim që bashkë të punojmë në shërbim të shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!