Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari dhe ministri Demiri inspektojnë punimet e projektit të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive në Prekaz

2018/11/05 - 5:35

Kryetari i Komunës së Skenderjat, z.Bekim Jashari me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, dhe zëvendësministrat e tij, Magbule Shkodra e Esat Raci, drejtoreshën e Urbanizmit dhe Mbrojtje të Ambientit, Sanije Ahmeti me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së zonë sportive në Prekaz, i cili parasheh ndërtimin e sistemit të kanalizimit përgjatë segmentit rrugor, si dhe asfaltimin e rrugës në Lagjen 4 të qytetit.

Punimet e këtij projekti kanë nisur rreth dy javë më parë, dhe së sipas dinamikës, projekti pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Ky projekt, i cili realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, do të sjell përfitime për banorët e Lagjes 4, veçanërisht atyre që banojnë në shtëpitë pran rrugës, që shpie te Zona Sportive ku po ndërtohet fusha ndihmëse e futbollit, për të vazhduar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe për t’u lidhur me pjesën veri-lindore të Skenderajt.

Viti i ardhshëm do të nis me projekte të reja në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës dhe investime në fusha tjera.