Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari dhe nënkryetari Lushtaku, vazhdojnë vizitat të familjet e dëshmorëve

2020/07/01 - 5:15

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin Abdyl Ymeri dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, kanë vazhduar sot vizitat tek familjet e dëshmorëve duke ndarë mirënjohje për dëshmorët: Ali D. Ahmeti, Azem Q. Zymeri, Brahim A. Nura, Hysen A. Zeqiri, Sejdi S. Osmani, Xhevat F. Osmani, Smajl B. Behrami, Isa A. Ferati, Ismet S. Rama, Ibish T. Rama, Ilir S. Nebihu, Xhemshir S. Nebihu, Rukije Nebihu, Halim S. Brahimi, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.

“Familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë, gardianet e vlerave tona kombëtare e historike. Ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre në jetësimin e idealeve tona shekullore”, theksoi Kryetari Jashari.

Vizitat tek familjet e dëshmorëve tjerë vazhdojnë ditëve në vijim!

Lavdi dëshmorëve të kombit!