Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari dhuron lodra për fëmijët

2018/11/08 - 4:32

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, z.Bekim Latifi, kanë vizituar pasdite paralelën e ndarë të Shkollës “Shaban Jashari” dhe Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në qytet, ku kanë dhuruar lodra për nxënësit dhe fëmijët.

Kryetari Jashari, në llogarinë e tij në facebook, është shprehur:

“I lumtur tek shoh të buzëqeshur nxënësit e paraleles së ndarë të Shkollës “Shaban Jashari” dhe fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në qytetin tonë, ku nën buzëqeshjen e tyre të mbushur me plot hare, kemi dhuruar lodra dhe kemi pozuar bashkë me të gjithë, fëmijët, stafin dhe edukatorët.
Fëmijët janë gëzimi ynë!”.