Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari e drejtori Latifi, takojnë ministrin Likaj, bisedojnë për projektet e përbashkëta të fushës së arsimit

2020/09/09 - 2:14

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Bekim Latifi, sot zhvilluar takim miqësor me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Kryetari Jashari e drejtori Latifi, uruan ministrin Likaj, për angazhimin e tij në organizimin e mirëfilltë të procesit mësimor.

Në këtë takim Jashari e Likaj, biseduan rreth projekteve të përbashkëta të fushës së arsimit, ku edhe Ministria e Arsimit ofroi përkrahje për projektet e reja në Komunën e Skenderajt.