Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari e nënkryetari Lushtaku, vizitojnë zonat e prekura nga vërshimet

2021/01/11 - 10:47

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal dhe me sektorin e emergjencave, vizituan zonat e prekura nga vërshimet e këtyre ditëve që ndodhën në komunën tonë.

Zona më e prekur është ajo e Llaushës si pasojë e ngushtimit të shtratit të lumit “Klina”, të cilin shumë shpejtë do të fillojnë punimet në pastrimin dhe zgjerimin e tij.

“Sektori i emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit janë duke iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga këto vërshime”, u shpreh Kryetari Jashari.

Kryetari Jashari bëri të ditur se vërshimet fatkeqësisht kanë bërë edhe dëmtime infrastrukturore të cilat do të rregullohen pas qetësimit të situatës.

Të gjith gjithë qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen tek drejtoria e shërbimeve publike, në numrat e telefonit: 044/ 273-176 dhe 048/300-087.

Jashari njëkohësisht apeloi qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në zonat që janë me rrezikshmëri me të lartë.