Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari kujton heroin Enver Zymberi

2020/07/26 - 3:31

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,me rastin e nentë vjetorit të rënies së heroit Enver Zymberi ka kujtuar dhe nderuar kontributin e tij të veçantë në mbrojtje të territorit të Kosovës.

“9 vite pa heroin tonë, pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të Republikës sonë.
Sot kujtojmë e nderojmë jetën dhe veprën e tij, duke shprehë mirënjohje të thellë për sakrificën e dhënë”, tha Kryetari Jashari.

Jashari tha tutje se shteti ynë ka nevoj për heronjë të tillë për t’i dalë zot vendit kundër të këqijave që po na sfidojnë.

Lavdi heroit Enver Zymberi!