Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari kujton masakrën e Reçakut

2021/01/15 - 12:34

Me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut, Kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka përkujtuar masakrën e tmerrshme të agresorit serb mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes.

Kryetari Jashari tha se Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Jashari tutje tha se me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, Ëilliam Ëalker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.

“Tani të Lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, shkroi tutje Jashari.