Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari me zëvendësministren e Tregtisë dhe Industrisë, Krasniqi, vizitojnë bizneset në Polac

2019/02/07 - 9:51

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj.Arbëresha Krasniqi, kanë takuar përfaqësuesit e bizneseve që zhvillojnë veprimtari biznesore në Polac.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese të bizneseve, ku kryetari Jashari është shprehur se edhe Komuna e Skenderajt edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të jenë në shërbim të bizneseve, në funksioni të zhvillimit të mëtejshëm, meqë, siç ka theksuar kryetari i Skenderajt, krahas rritjes së tyre, rritet edhe numri i të punësuarve.