Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari në takim me Ministrin Zemaj, diskutojnë për situatën pandemike

2020/09/15 - 3:17

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot është pritur në takim nga Ministri iShëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin ka biseduar rreth situatës aktuale të Kosovës përballë pandemise si dhe bashkëpunimit mes komunës dhe kësaj ministrie.

Kryetari Jashari përgëzoj Ministrin Zemaj për angazhimin e tij në menaxhimin efikas të situatës pandemike me COVID-19 në Kosovë dhe kërkoj nga ai përkrahje për rritjen e kapaciteteve komunale në fushën e shëndetësisë.

“Pas kërkesës sonë drejtuar Ministrit, Komuna jonë shumë shpejtë do të këtë edhe një autoambulancë dhe paisje shtesë, për çka e falënderoi Ministrin Zemaj”, bëri të ditur Kryetari Jashari.

Projekte tjera të përbashkëta do të realizohen në vitin që vjen, për të rritur dhe avancuar shërbimet shëndetësore.

Bashkë për një shoqëri të shëndoshë!