Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari: Policia, institucioni më kredibil

2019/01/09 - 2:20

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, kanë marrë pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga Stacioni Policor në Skenderaj, ku është paraqitur raporti vjetor i punës së PK-së.

Kryetari Jashari e ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës, duke e quajtur institucionin më kredibil në Kosovë.

“Policia e Kosovës mbetet institucioni më kredibil në Kosovë, ku pjesëtarët e saj me punën e tyre fisnike, duke sakrifikuar madje edhe jetën, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Ishim të nderuar së bashku me nënkryetarin Lushtaku, të merrnim pjesë në takimin e përvitshëm të organizuar nga Stacioni Policor në Skenderaj, ku është paraqitur puna njëvjeçare e PK-së në komunën tonë.

E vlerësoj pafund angazhimin e secilit zyrtar policor, që me profesionalizëm në detyrë, na ofrojnë më shumë siguri.
E ritheksova gatishmërinë time si kryetar i Komunës, për të bashkëpunuar shumë ngushtë kurdo që kërkohet dhe në çdo kohë, në funksion të rendit dhe sigurisë publike.

Falënderoj komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, toger Bastri Durmishi, për bashkëpunimin e mirë që kemi në vazhdimësi!

Përgëzime për Policinë e Kosovës!”.