Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari pret në takim boksierin shqiptar Jasin Lama

2018/12/28 - 4:41

Pata kënaqësi të pres në zyre boksierin shqiptar nga Shkupi, Jasin Lama, i cili në turnirin ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që u mbajt javë më parë në Mitrovicë, u shpall boksieri më luftarak i ndeshjes, në një ndeshje që gjithashtu ishte meçi më luftarak.

Sporti i boksit më pëlqen, dhe e di që me boksierët nuk është mirë të ngatërrohemi.

Jasini mori medalje të artë në turnirin ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, ai është boksier i ri dhe e ardhmja e tij është premtuese.

I dëshiroj suksese në të ardhmen dhe uroj të na bëjë krenar në ndeshjet e tij!