Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari pret në takim Drejtorin e ri Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Uniteti”

2018/12/07 - 9:50

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku dhe drejtori për Shërbime Publike, z.Ibush Hetemi, kanë pritur në takim drejtorin e ri ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti”, z.Gazmend Morina dhe zyrtarët tjerë, ku është diskutuar për situatën aktuale në të cilën gjendet ndërmarrja në fjalë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për vështirësitë e kompanisë publike, si dhe borxhin që ka trashëguar menaxhmenti i ri nga ai paraprak.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, i ofrova mbështetje institucionale drejtorit Morina, sa i përket angazhimit të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” për inkasimin e borxheve nga ana e qytetarëve.

Kjo kompani dita-ditës po shtrin aktivitetin e saj në gjithë territorin e komunës sonë, ndaj edhe qytetarët duhet t’i kryejnë obligimet e veta, në mënyrë që të ketë shërbimeve efikase nga Ndërmarrja Publike ‘Uniteti’” ka thënë kryetari Jashari.