Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari pret në takim U.d e presidentes, Vjosa Osmani, bashkë ndanë dhurata për fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”

2020/12/29 - 3:22

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka pritur në takim zyrtar Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani me të cilën biseduan për shumë çështje të rëndësishme qytetin e Skenderajt.

Kryetari Jashari së bashku U.d. presidenten Osmani vizituan fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndanë dhurata.
Kryetari Jashari në emër të qytetarëve të Skenderajt shprehu falënderime për vizitën që sot ka bërë Osmani, e cila njeherit sipas tij është vizita e para nga presidenca e bërë gjatë mandatit të tij qeverisës.

“Sot prita në vizitë zyrtare Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandantit tim qeverisës. Në emër të komunës dhe qytetarëve shprehi falënderime për këtë nder që na bëri znj. Osmani”, tha Jashari.

Në anën tjetër Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që ka me Kryetarin e komunës, duke shtuar se projektet të cilat janë jetike për Skenderajn, do të b përpjekje të mëdha që të përfshihen në buxhetin e vitit 2021.

“ Në veçanti projektet të cilat vijnë nga Komuna e Skenderajt, qytetarët e së cilës kanë jetuar në kushte jo të lehta ekonomike, natyrisht që do ta gëzojnë përkrahjen e plotë timen”, tha nder të tjera Osmani.

Në fund të dy palët u dakorduan si dhe arriten në konkludim për bashkëpunim të mëtutjeshëm për realizimin e shumë projekteve të cilat do të ndikojnë në të mirën e përbashkët.