Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari pritet në takim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi

2020/09/09 - 12:31

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot është pritur në takim edhe nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me të cilin ka biseduar për situatën pandemike gjendjen e bizneseve në këtë kohë dhe mundësitë e mbështetjes së tyre nga MTI.

Kryetari Jashari falënderoj Ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë për komunën, në realizimin e projektit për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit dhe Parkut të Biznesit në Marinë, për të cilin shumë shpejtë do të merret pëlqimi nga kjo Ministri dhe kështu do të fillojnë me pas edhe investimet në rregullimin e infrastrukturës përcjellëse.

“Vitin që vjen do të fillojnë punimet në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për ekonominë e komunës sonë”, ka njoftuar Kryetari Jashari.