Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari priti në takim miqësor dy humanistët e njohur, hoxhën Halil Kastrati dhe Xhavit Krasniqin

2020/09/07 - 8:30

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, priti në takim miqësor dy humanistët e njohur, hoxhën Halil Kastrati dhe Xhavit Krasniqin përfaqësuesin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në Angli, me seli në Londër, të cilët në vazhdimësi po ndihmojnë familjet në nevojë.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Jashari, humanistit Krasniqi, i dhuroi, një dhuratë simbolike, me portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Në këtë takim, pos mirënjohjes që shprehu Jashari, ndaj shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, u bisedua po ashtu edhe për bashkëpunimin në zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet pa kulm mbi kokë.