Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Jashari takohet me Drejtorin Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari

2018/10/08 - 4:56

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, në një takim që kanë pas me Drejtorin Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari dhe zëvendësdrejtoreshën Valbona Dibra, kanë diskutuar për bashkëpunim në mes të AKP-së dhe Komunës së Skenderajt.

Kryetari Jashari ka thënë se ky takim ka shërbyer edhe për vazhdim të bashkëpunimit që është jashtëzakonisht i mirë, për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për komunën tonë.