Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku presin në takim Çitakun, Lladrovcin e Tahirin

2022/01/13 - 4:26

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në një takim nënkryetaren e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy komunave tona o0. Të dy kryetarët respektiv janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen, dhe të shikohen mundësitë e realizimit të projekteve kapitale në të mirë të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të komunave Skenderaj dhe Drenas.