Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Nura mirëpret KV Skenderaj, që është shpallur kampion i Kosovës

2022/05/25 - 6:21

Kryetari i Komunës, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Alban Berisha, kanë pritur sot vajzat nga Klubi i Volejbollit “Skenderaj” U-18, skuadër kjo që u shpall kampion i Kosovës, ditë më parë.
Kryetari Nura ka uruar vajzat volejbolliste, trajnerin Yll Kadriu dhe ndihmesën e tij, Sherife Behrami, për suksesin e arritur gjatë edicionit të garave, duke premtuar mbështetje në aktivitetet dhe synimet e reja.