Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari Nura u bën zgjidhje auto – taksive me lokacionin për pikënisje!

2022/01/13 - 5:06

Në një takim në mes të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, që shoqërohej edhe nga drejtorët komunalë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Shërbime Publike dhe Inspekcion, si dhe përfaqësuesve të auto – taksive në komunën tonë, është arritur pajtim i dyanshëm që hapësira përgjatë “17 Shkurti” të jetë adresë dhe vend i përshtatshëm për pikënisje për të gjitha auto – taksitë dhe radio – taksitë në Skenderaj.
Pas caktimit të lokacionit, përkatësisht vendit ku auto – taksitë dhe radio – taksitë do të kenë kushte më të mira për të operuar, konsiderohet si premtim i përmbushur i kryetarit Nura, i cili gjatë fushatës kishte premtuar zgjidhje të problemit për këtë shërbim.