Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari z. Bekim Jashari, përcjellë nga afër realizimim e punimeve në fshatin Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë

2019/11/07 - 5:32

Kryetari z. Bekim Jashari, përcjellë nga afër realizimim e punimeve në fshatin Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë

Kryetari i komunës z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit znj. Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet në realizimim e projekteve në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik – Syriganë.

Ndër të tjera kryetari z. Jashari ka theksuar:”Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës nga qendra e Runikut deri në Syriganë. Një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, ku gjithashtu përfshihet edhe asfaltimi i shumë kilometrave tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane.”