Republika e Kosoves

Skënderaj

Kryetari z. Bekim Jashari priti në takim përfaqësues nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”

2018/06/13 - 7:36

Kryetari z. Bekim Jashari priti në takim përfaqësues nga Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”

Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Arsimit z. Bekim Latifi priti në takim Drejtorin e TIKA-s në Kosovë z. Hasan Burak Ceran.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësit e investimeve të ndryshme dhe mbështetjen e projekteve në komunën e Skenderajt, me theks të veçantë në kopshte për fëmijë.

Drejtori i TIKA – s, z. Hasan Burak Ceran, falënderoi kryetarin Jashari për pritje, ku theksoi se “TIKA”, edhe me parë ka investuar në Komunën e Skenderajt, kryesisht në shkolla dhe në shëndetësi, si dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.
Poashtu Kryetari Jashari falënderoi për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në mbështetje të projekteve.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj