Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt

2024/09/26 - 8:35

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe shoqëria civile.
Në këtë mbledhje pikë kryesore e rendit të ditës ka qenë buxheti për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027, i cili është buxhet i zhvillimit të Komunës së Skenderajt, me investime në projekteve kapitale, mbështetje të sektorit të bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe fusha tjera në dobi të interesit të qytetarëve.
Buxheti për vitin e ardhshëm është 19,881,471.00 euro.
Kryetari i Komunës Fadil Nura, në fjalën e tij, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për vendimmarrjen dhe për përgjegjësinë e treguar si të votuar nga qytetarët të komunës së Skenderajt.
Në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar edhe këto pika të rendit të ditës:
– Propozim vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personave fizik (2)
– Propozim vendim për miratim përfundimtar të ofertës nga shprehja e interesit për marrjen në shfrytëzim afatgjatë (99 vite), pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt, dhe
– Propozim vendim për miratim të raportit të komisionit komunal, për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.