Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës

2022/06/28 - 9:28

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, e ku ka marrë pjesë edhe kryetari Fadil Nura, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar për pikat e rendit të ditës.
Si pikë e veçantë ka qenë Korniza Afatmesme Buxhetore, në të cilën kanë dhënë sqarimet e nevojshme rreth këtij dokumenti të rëndësishëm, kryetari Nura dhe drejtori për Financa dhe Buxhet, Ismet Aliu.
Përveç përgjigjeve në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit, kryetari Nura ka thënë se Korniza Afatmesme Buxhetore është dokument strategjik i orientimit të komunës rreth zhvillimit ekonomik, investimeve të projekteve kapitale, si në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, projekteve bujqësore, për rini, kulturë e sport, duke u dhënë prioritet politikave që në fokus kanë zhvillimin ekonomik të vendit.
Pikat e rendit të ditës të miratuara në Kuvendin Komunal:
– Propozim-vendim për miratim të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2023-2025
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik (nr: 02-463/02-0026810/22)
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personit fizik (nr: 02-463/02-0026960/22)
– Propozim-vendim për dhënien në diskutim publik të Draft-Kodit të Etikës së Komunës së Skenderajt
– Propozim-vendim për shfuqizim të vendimit të tërësishëm të Kuvendit, për anëtaren e Komitetit për Politikë e Financa
– Propozim-vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për Klubin e Futbollit “Drenica”, në vlerën e 25 mijë eurove