Republika e Kosoves

Skënderaj

Kuvendi Komunal mbajti mbledhjen e rregullt

2019/01/31 - 3:50

Kuvendi Komunal ka mbajtur sot seancën e parë për këtë vit, në të cilën anëtarët kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:

– Propozim – vendim për ndarje të mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për Familjen Jashari, për t’i mbuluar shpenzimet e mikpritjes së delegacioneve të ndryshme dhe mysafirëve tjerë

– Plani Komunal i Veprimit për Transparencë për vitet 2019 – 2022

– Plani vjetor i punës së Zyrës së Prokurimit

– Raport vjetor i punës së Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin e kaluar

– Informatë për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, dhe përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

– Informatë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit

– Raporti i Përformancës Komunale

– Propozim për miratim të listës së të përzgjedhurve për Komitete Konsultative

– Skema organizative e Komunës së Skenderajt.

Pas diskutimeve, Kuvendi ka votuar të gjitha pikat e rendit të ditës.