Republika e Kosoves

Skënderaj

Lajm i mirë për banorët e lagjes 1 (një) dhe qytetarëve tjerë të komunës sonë

2021/04/01 - 1:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari , së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, Fatbardha Haliti, drejtorin e DKA-së, Bekim Latifi, zyrtarë komunal si dhe asambleist, bënë vendosjen e gurë themelit të çerdhes, e cila po ndërtohet në lagjen 1, afër shkollës fillore “Shaban Jashari”.

Kjo do të jetë çerdhja e tretë në qytetin tonë, krahas asaj që është duke u ndërtuar në lagjen 2 të qytetit tonë, e cila tashmë është në ndërtim e sipër.

Jashari tha se çerdhja që sot fillojë të ndërtohet është rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkimit Evropian si financues i këtij projekti.

Ky projekt kap koston afër 1 milion euro dhe planifikohet të përfundojë brenda dy viteve.

“Mirënjohje e falënderime të shumta për Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e komunës sonë. Investimi që bëjmë në projekte të tilla është investimi më i mirë që siguron të ardhme të sigurt dhe zhvillim gjithëpërfshirës”, tha Jashari.

Urime!