Republika e Kosoves

Skënderaj

Lajm i mirë për qytetarët e Skenderajt

2021/01/01 - 3:06

Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bëri të ditur se për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndahen nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit.

Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

“Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, tha nder të tjera Jashari.
Krahas kësaj, Jashari tha se shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikoj kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.

“Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje”, tha tutje Jashari.