2019/06/19 - 8:29
Në sheshin “Adem Jashari” të qytetit tonë është mbajtur sot manifestimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të clirimit të Skenderajt, në praninë edhe të kryetarit të Komunës, z.Bekim Jashari, Bac Rifat Jasharit, vëllai i madh i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, nënkryetarit z.Nuredin Lushtaku, kryeparlamentarit z.Kadri Veseli, kryetarit të Drenasit z.Ramiz Lladrovci, deputetëve të Parlamentit të Kosovës, bashkëluftëtarëve të UÇK-së, mysafirëve dhe qytetarëve të shumtë.
Kryetar Jashari, është paraqitur me një fjalim të fuqishëm në manifestim, i cili ndër tjera tha: “Në këtë të ditë kur po festojmë përvetorin e 20 të çlirimit të Skenderajt, ka shumë arsye që ne duhet të flasim më së paku. Por nuk mundemi pa vlerësuar kontributin e jashtëzakonsëm të secilës familje, të secilit prej jush këtu, të secilit qytetar, kudo që ai ndodhet. Me fjalë nuk mund të shprehet vepra madhore në ballë të secilës ishte komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, të ciët e gjeten vetën përballë një okupatori të lig e mizor, që nuk kishte njohur diçka të atillë historia e njerëzimit. Këtu në këtë vend historia na ngarkoi barrën e vet në rrugën tonë të përbashkët e të pakthyeshme të lirisë. Historia jonë e lavdishme u kurorëzua me sakrificën e babës Shaban, balit Adem e babës Hamëz, pas të cilëve shokët trima të luftës, të tillët si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, vëllezërit Haradinaj, Rasim Kiçina, Mujë Krasniqi, Bekim Berisha, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti e daja Osman, dhe të të gjithë heronjtë të tjerë të rënë e të gjallë, luftëtarët e devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për ta jeta ishte e puktimtë nëse vendi i tyre nuk ishte i lirë e Sovran…(fjalimin e plotë e gjeni në këtë link: https://kk.rks-gov.net/…/fjalimi-i-kryetarit-z-bekim-jasha…/)
Ndërkaq, kryetari I Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, ka uruar të gjithë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe qytetarët e Skenderajt, për ditën e clirimit.
Të pranishmëve i është drejtuar edhe kryetari OVL-së, z.Hysni Gucati, që gjithashtu uroi qytetarët për 20 vjetorin e çlirimit.
Pas fjalimëve, është shfaqur koncerti me këngë e valle nga artistë të njohur të estradës sonë shqiptare. E veçanta e këtij përjvetori ishte pjesëmarrja e Ansamblit Kombëtar të Meksikës, që intepretuan disa valle të tyre tradicionale.