Republika e Kosoves

Skënderaj

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/05/21 - 3:18

Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti.

Më votimin e anëtareve të komitetit, janë miratuar për diskutim këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara;
4. Raporti Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Mars 2020, me nr.02-052/01-00145565/20, i dt.12.05.2020(Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Kastriot Gashi),
5. Raport i Zyrës së Prokurimit për muajit Janar-Prill 2020, me nr.03-052/01-0014227/20, i dt.05.05.2020, (Raporton U.D e Shefes së Zyrës së Prokurimit znj. Hafseje Zejnullahu).
6. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan për rekomandim në mledhjen e Asamblesë të Kuvendit Komunale, e cila do të mbahet me datën 29 maj 2020.