Republika e Kosoves

Skënderaj

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2020/03/23 - 4:14

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti, është mbajtur mledhja e tretë për këtë vit e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në Komunën e Skenderajt.

Në këtë mledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

• Propozim-Vendim për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për Qytetarët e Komunës së Skenderajt
• Raporti Përfundimtar Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Dhjetor 2019,
• Propozim-vendim për Emërtim dhe Ri-emërtim të (rrugëve, lagjeve, sheshe, urat dhe Institucionet).

Gjatë kësaj mledhje me propozimin e Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Ramiz Shala, u votuan për tu shtuar si rend dite edhe këto dy propozim-vendime.

• Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër prej (15) vite në shfrytëzim toka e pa ndërtuar ndërtimore, pronë e Komunës së Skenderajt-“ELKOS GROUP” Person Juridik.
• Propozim-Vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me person Fizik

Të gjitha këto pika janë rekomanduar për Seancën e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me datën 31 mars nga ora 13:00, pa praninë e publikut për shkak të situatës në vend të krijuar nga COVID -19.