Republika e Kosoves

Skënderaj

Mbahet mbledhja e KPF-së, përkrahen të gjitha pikat e rendit të ditës

2020/07/21 - 4:05

Mbahet mbledhja e KPF-së, përkrahen të gjitha pikat e rendit të ditës

Nën udhëheqjen e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Skenderaj, Fatbardha Haliti, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Në këtë mbledhje u miratuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
2. Raporti Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Qershor 2020, me nr.02-052/01-0025787/20, i dt.13.07.2020, (Raportoi Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Kastriot Gashi),
3. Propozim-Vendim për nisjen e procedurave për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale (NPL) në Skenderaj, me nr. 09-463/01-0025829/20, e dt.13.07.2020, (Raportoi Drejtori për Shërbime Publike z.Gëzim Ejupi),
Pika shtesë
4. Propozim-Vendim me nr.01-463/01-00274494/20, me dt.21.07.2020 për anulimin e vendimeve me nr.01-110/04-0067148/19, e dt. 05.11.2019 dhe nr-01-463/01-0006320/20, e dt.03.02.2020, (Raportoi Kryetari Komisionit për Statut dhe Rregullore z.Ramiz Shala),
5. Propozim-vendim për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Komunës së Skenderajt, me nr. 01-463/01-0027507/20, me dt. 21.07.2020, (Raportoi Kryetari Komisionit për Statut dhe Rregullore z.Ramiz Shala),
6. Propozim-Vendim për vënien në diskutim publik të Draft Rregullores për dhënien në shfrytëzim deri një (1) vite të Pronës, Objekteve, Lokaleve dhe Hapësirave Publike në Komunën e Skenderajt, me nr.01-463/01-0027508/20, me dt. 21.07.2020, (Raportoi Kryetari i Komisionit për Statut dhe Rregullore z.Ramiz Shala),
7. Propozim-Vendim me nr.05-463/01-0027276/20, me dt. 21.07.2020 për Anulimin e vendimit me nr.1-464-26059, e dt. 30.04.2015, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së Paluajtshme Komunale në Skenderaj deri në (15) vite Personave fizik dhe juridik, (Raportoi Drejtori për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi z. Ramiz Shala),
8. Propozim-Vendim me nr.08-343/01-0027374/20, me dt.21.07.2020 për Plotësim ndryshim të Vendimit të Asamblesë Komunale me nr.01-015/01-0014143/20, e dt.04.05.2020, (Raportoi Kryetari i Komisionit për emërtim dhe ri-emërtim të rrugëve, lagjeve shesheve urave dhe institucioneve, z.Ibush Hetemi),
9. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.

Të gjitha këto pika janë rekomanduar për Seancën e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet me datën 29.07.2020, në Sallen e Kultures “Hasan Prishtina”, në Skenderaj.