Republika e Kosoves

Skënderaj

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

2021/03/31 - 11:54

Kuvendi Komunal i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt, në të cilën janë diskutuar 15 pika të rendit të ditës. Mbledhjen e ka kryesuar, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, Fatbardha Haliti, ndërsa merrnin pjesë, Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, Nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtor komunal si dhe anëtarë të asamblesë komunale.

Mbledhje a Kuvendit u mbajt me këtë rend të ditës :

1. Fjala hyrëse,
2. Miratimi i rendit të ditës,
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara,
4. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri nëntëdhjetenëntë (99) vite pronën e paluajtshme të Komunës, personit fizik/Juridik, me nr.02-463/02-0013747/21, dt.15.03.2021.
5. Propozim-vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri nëntëdhjetenëntë (99) vite pronën e paluajtshme të Komunës, personit fizik/Juridik, me nr.02-463/02-0013745/21, dt.15.03.2021.
6. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri në (40) vite pronën e paluajtshme të Komunës, personit fizik/Juridik, me nr.02-463/01-0016107/21, dt.30.03.2021.
7. Propozim-vendim për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri në (40) vite pronën e paluajtshme të Komunës, personit fizik/Juridik, me nr.02-463/01-0016108/21, dt.30.03.2021.
8. Raporti financiar i realizimit të Buxhetit Komunal janar-dhjetor 2020, me nr.04-052/01-0004625/21, të dt.29.01.2021.
9. Propozim-vendim për miratimin e Rregullore për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba në Komunën e Skenderajt, me nr.01-110/04-0013559/21, të dt.10.02.2021
10. Propozim-vendim për korrigjimin e vendimit nr.01-463/01-0006382/21, dt.04.02.2021, për bartjen e pronës së paluajtshme në emër të titullarit faktik institucion publik Shkolla Gjimnazi i qytetit të Skenderajt “Hamëz Jashari” me nr. 05-463/02-0013746/21, dt.15.03.2021.
11. Propozim-vendim për korrigjimin e vendimit nr.01-463/02-0067155/19, dt.05.011.2019, për shpalljen e zonave me interes publik, me nr.05-463/02-004572/21, dt.22.03.2021.
12. Informatë për sigurinë e produkteve ushqimore për periudhën janar-mars 2021, nr.13-334/01-0014382/21, dt.19.03.2021.
13. Rekomandim i Komitetit Konsultativ për Barazi Gjinore dhe të drejtat e Njeriut, nr.01-060/01-0008886/21, dt.18.02.2021.
14. Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.
Pikë shtesë
15. Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti 2020 për shpenzim në vitin 2021, nr.04-400/01-0015727/21, dt.29.03.2021.