Republika e Kosoves

Skënderaj

Mirënjohje për kontributdhënësit e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”

2019/01/10 - 10:28

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka ndarë mirënjohje për fotografistët e qytetit tonë, Foto Dani, Hill Produkction dhe Sefer Aliçkaj, për kontributin e tyre në Festivalin Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, duke sjell momentet më të mira të festivalit nëpërmjet fotografive profesionale.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Ramiz Shala, ka thënë së drejtoria që udhëheqë, në bazë të kompetencave dhe autorizimeve që ka, përveç kontributdhënësve tjerë, me mirënjohje i ka nderuar edhe Foto Danin, Hilli Production dhe Sefer Aliçkajn, për mbështetje të Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” i mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, për nder të festave të nëntorit.