Ndriçimi publik në Turiqec
2024/09/10 - 8:17
Radha për Bashkësinë Lokale të Turiqecit dhe investimet publike për realizimin e projektit të ndriçimit publik, i cili nisi sot dhe u mbikëqyrë nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm Driton Mulaj.
Kryetari Nura ka njoftuar se brenda pak ditësh do të nisin edhe dy projekte tjera në këtë bashkësi lokale dhe fjala është për kyçjet individuale të shtëpive në sistemin e ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugëve.