Republika e Kosoves

Skënderaj

Në komunën e Skenderajt është mbajtur diskutimi i dytë publik për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës.

2018/06/11 - 3:41

Si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba, të cilat u mbajtën në periudhë kohore të ndara.

Grupi punues i Komunës së Skenderajt, sot ka diskutuar me zyrtarë komunal, OJQ-të, qytetarë, shoqëri civile dhe profesionistë.

Grupi punues ka prezantuar ndryshimet dhe plotësimet që janë bërë në propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e këtij statuti.
Të pranishmit u informuan për ndryshimet e Statutit, poashtu ata u njoftuan edhe për ndryshimet në Rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Dhe gjithashtu Grupi punues mori edhe opinionet e secilit që kontribuuan në këto propozim-vendime