Në kuadër të shënimit të 8 Marsit – Ditës së Gruas, Zyra për Barazi Gjinore sot ka organizuar një takim me gratë punonjëse të Administratës Komunale, në të cilin janë ftuar edhe ato që kanë dal në pension.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, duke uruar 8 Marsin, ka thënë se Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar të avancojë pozitën e gruas në shoqëri, ndërkohë ka përmendur numrin e madh të grave dhe femrave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse në politikat lokale.
Qefsere Dautaj, zyrtare për Barazi Gjinore, u ka uruar të gjitha grave të komunës 8 Marsin, duke u shprehur mirënjohëse për kontributin e grave në Administratën Komunale.
Ndërkaq, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besrta Mehaj – Ademi, duke u ndërlidhur me çështjen e pavarësisë ekonomike të gruas, ka thënë se mbi 70% e përfituesve nga grantet e Komunës, për projekte dhe biznese, janë femra, gjë që tregon më së miri fuqizimin e rolit të gruas sot në shoqërinë tonë.
Në fund, janë ndarë edhe mirënjohje për gratë pensioniste të Administratës dhe institucioneve tjera komunale.