Republika e Kosoves

Skënderaj

Nënkryetari Lushtaku prit në takimin kolonelin e KFOR-it, Saduan Dominique

2019/01/09 - 9:25

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z.Nuredin Lushtaku, ka prit në takim një delegacion ushtarakesh nga KFOR-i, i udhëhequr nga koloneli Saudan Dominique, me të cilën ka diskutuar për situatën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it.

Bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it është në nivel të shkëlqyeshëm, dhe si i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.