Republika e Kosoves

Skënderaj

Nënkryetari Lushtaku viziton punimet në asfaltimin e rrugës në Rezallë

2020/09/09 - 3:26

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me inxhinieret e komunës, ka bërë inspektimin e asfaltimit të rrugës 2 kilometërshe dhe punimeve të kanalizimit në Likoc, punime këto që janë në kuadër të projektit “ Zgjerimi i rrugëve Rrezallë-Likoc”.

Nënkryetari Lushtaku, u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në terren, duke bërë me dije se puna për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve nuk do të ndalet.

Po ashtu nënkryetari Lushtaku, sot ka vizituar edhe disa rrugë në fshatin Rezallë, asfaltimi i të cilave pritet të filloj së shpejti.