Republika e Kosoves

Skënderaj

Një shembull i mirë se si duhet të kujdesimi për mjedisin

2020/04/08 - 9:23

Të rinjtë e Klinës së Mesme, në mënyrë vullnetare kanë pastruar lagjen Hodiq nga mbeturinat skaj rrugës dhe kanë bërë mbjelljen e fidanëve në këtë pjesë.

“Shembuj të tillë uroj të kemi edhe në fshatrat tjera pasi që vetëm kështu duke u kujdesur për hapësirat publike mund të arrijmë që të kemi mjedis të pastër për të gjithë ne.
Kujdesi për mjedisin është kujdes për shëndetin tonë dhe gjeneratave që vijnë!”, ka shkruar i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.