Republika e Kosoves

Skënderaj

Njoftim

2018/04/24 - 8:01

Komuna Skenderajt në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, me datën 30.04.2018 organizojnë aktivitetet me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve të fshatrave; Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, Dashec dhe fshatrave përreth.

Këshilli Organizativ i Komunës së Drenasit dhe Këshilli Organizativ i Komunës së Skenderajt, kanë përgatitur këtë agjendë:

Në ora 10:00 – Fillojnë homazhet, nga Kulla e Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz të Poshtëm, për të vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Polac, pranë varrit të Komandantit Ilaz Kodra. Homazhet vazhdojnë të pllaka përkujtimore në Vërboc.

Në ora 11:00 – Bëhet hapja e tubimit përkujtimor në Vërboc, përkatësisht tek pllaka përkujtimore.

Në ora 12:30 – Hapja e turneut në futboll të vogël për kategorinë e juniorëve në Skenderaj në fushën sintetike.

Në ora 18:00 – Akademia përkujtimore për nder të Komandantit Ilaz Kodra do të organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradniaj dhe do të mbahet në Prishtinë.

Me respekt!

Këshillat organizativë të dy Komunave.